Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAJa si u sulmua në mes të Beogradit ambasadori i SHBA, Christopher...

Ja si u sulmua në mes të Beogradit ambasadori i SHBA, Christopher Hill

Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, ” vrasësi i fëmijëve”, ” Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë”, ” Populli serb është me Rusinë”. Me këto fjalë ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit kur ai kishte dalë shëtitje me bashkëshorten e tij. Pasi e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë “protestuese” e kanë filmuar ambasadorin për gati 10 minuta duke e akuzuar atë për rolin e tij në vitin 1999 kur u bombardua Serbia.

Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që provoi të gjente një zgjidhje paqesore për Kosovën e Serbinë në atë kohë. Por, Millosheviq i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat që çuan më pas në bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë. Hill ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd ne mars të vitit të kaluar. Edhe pse kohët e fundit kohët e fundit ai ka mbajtur qëndrime në favor të Beogradit, siç duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i “bombarduesit” të vendit të tyre.

“Populli serb e përkrah Rusinë. Populli serb nuk i përkrah nazistëte Ukrainës”.”Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët”, ” Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmone serbe”, – kanë qenë disa nga fjalët ndaj ambasadorit. Ai nuk u është përgjigjur sulmeve, por ka vijuar rrugën e tij derisa ka mbërritur në një muze. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME