Thursday, December 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËJennifer Aniston flet për ditët e fundit të Matthew Perry

Jennifer Aniston flet për ditët e fundit të Matthew Perry

Jennifer Aniston tregoi së fundmi se Matthew Perry ishte “i lumtur” dhe “i shëndetshëm” në ditët përpara vdeekjes së tij tronditëse në fund të tetorit.

“Ai e kishte lënë duhanin. Ai po vinte në formë. Ai ishte i lumtur – kjo është gjithçka që di”, tha Aniston me sy të përlotur për Variety në një intervistë të botuar të hënën.

“Unë fola me të atë mëngjes, Matty nuk kishte dhimbje. Ai ishte i lumtur. Dua që njerëzit të dinë se ai ishte vërtet i shëndetshëm. Ai punoi kaq shumë, “zbuloi ajo. “Ai vërtet u përball me një situatë të vështirë. Më mungon shumë.”

Perry u nda nga jeta  më 28 tetor pas një mbytjeje të dukshme në jakuzzin e tij. Ai ishte 54 vjeç. Shkaku zyrtar i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur pasi mjekja ligjore është ende në pritje të rezultateve të toksikologjisë.

Disa ditë pas vdeekjes së tij të parakohshme, familja dhe miqtë e Matthew u mblodhën për një përkujtim privat në një varrezë të Los Anxhelosit. Burimet i thanë Page Six ekskluzivisht se Aniston po e vuante shumë  humbjen e shokut të saj prej shumë kohësh dhe “mezi e mbajti veten” në funeralin e tij pasi mbërriti e para. “Është një humbje e dytë masive në më pak se një vit, me një vjetorin e vdeekjes së babait të saj,” ndau  një burim i brendshëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME