Justin Trudeau jep dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë
Justin Trudeau jep dorëheqjen si kryeministër dhe si lider i partisë qeverisëse të Kanadasë.
Lajmin e dorëhqejes, Trudeau e njoftoi përmes një konferencë shtypi në Otava, ku tha se ai do të qëndrojë si kryeministër derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri i Partisë Liberale.
Unë kam luftuar për vendin dhe ju, iu drejtua Trudeau, kanadezëve.
Ai theksoi se çdo mëngjes që është zgjuar si kryeministër, i frymëzuar nga qëndrueshmëria dhe bujaria e kanadezëve.
Ai thotë se që kur u bë kryeministër në vitin 2015, ka luftuar për Kanadanë dhe popullin e saj, për të forcuar dhe rritur klasën e mesme dhe thotë se ka parë tubimin e vendit për të mbështetur njëri-tjetrin, gjatë pandemisë dhe ka punuar në mbrojtjen e tregtisë së lirë në kontinentit.
Trudeau ka qenë nën presion në rritje nga brenda partisë së tij dhe gjetkë, për të dhënë dorëheqjen
Kjo ndjenjë u përhap në dhjetor, pasi ministri i tij i financave dha dorëheqjen papritmas, duke shkaktuar tronditje në Otavë.