AKTUALITET

Kali i pret rrugën BMW, kali ngordh, pasagjeria shkon në spital (video)

Lushnje – Një kal i ka dalë para në errësirë duje i prerë rrugën një mjeti tip BMV në aksin rrugor “Tri urat Lushnje”. Kafsha ka kërcyer në rrugë papritmas dhe përplasja ka qenë e pashmangshme.

Nga aksidenti i frikshëm kafsha ka ngordhur në vend ndërsa me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjes ka shkuar bashkëshortja e drejtuesit të mjetit.

Për shkak të aksidenti mjeti tip BMV ka pësuar dëme të mëdha. Sipas bluve të qarkullimit të Lushnjes drejtuesi i mjetit nuk ka pasur mundësi të manovronte pasi kafsha i ka dalë papritmas para mjetit.

Në kushtet e errësirës ky aks rrugor nacional që lidh Lushnjen me anë të autostradës me pjesën e Grabjanit dhe çermës është tepër i rrezikshëm. Në të dy anët në më të shumtën e këtij aksi ka barriera të hekurta por bagëtitë dhe kafshët munden t’i kalojnë lehtë dhe të bëhen shkas për aksidente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button