Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKamarierin 17-vjeçar e zuri poshtë ashensori, një i arrestuar, në kërkim pronari

Kamarierin 17-vjeçar e zuri poshtë ashensori, një i arrestuar, në kërkim pronari

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën kamarieri, vetëm 17-vjeç në lokalin e natës “Orange Club” në Sarandë. Mësohet se eshtë këputur kavoja e ashensorit që përdorej për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë të riun.

Në pranga ka përfunduar montuesi i ashensorit ndërsa është shpallur në kërkim pronari i “Orange Club”, Spiro Iljadhi.

Një i ri 17-vjeçar me iniciale A.D ka humbur jetën në rrethana dramatike në një lokal në Sarandë, pasi në punë e sipër si ndihmës kamarier, e ka zënë poshtë ashensori i furnizimit.

Mediat vendore kanë publikuar emrin dhe foton e të ndjerit, Antonio Delilaj.

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME