Kandidates për Miss i bien dhëmbët në skenë (video)

Një video po qarkullon në internet që tregon momentin kur një konkurrente për Miss Tajlanda humbi dhëmbët teksa i drejtohej publikut. 18-vjeçarja Kamolowan Chanago ishte në skenën e konkursit të bukurisë kur filloi të kishte vështirësi në të folur dhe më pas protezat prej porcelani që mbante veshur i ranë.
Siç shihet në video, me një qetësi proverbiale, Chanago nuk ngurron të mbulojë me dorë protezat e saj dhe më pas të ecte në pasarelën e skenës së konkursit Miss Grand Thailand 2026.
Sipas Associated Press, incidenti ndodhi të mërkurën, më 25 mars, ndërsa konkurrentja e re po mbante fjalimin e saj gjatë raundit paraprak të konkursit.
Konkurrentja i ktheu shpinën publikut për disa sekonda për ta korrigjuar shpejt problemin, pastaj mbajti një shprehje krejtësisht të qetë. Menjëherë pas kësaj, ajo vazhdoi performancën e saj, duke performuar në skenë me profesionalizëm.
Incidenti u filmua dhe filloi të qarkullonte shpejt në internet, duke ngjallur interes të madh për shkak të reagimit të 18-vjeçares, e cila e ruajti vetëbesimin pavarësisht të papriturës.









