Këngëtari ishte shfaqur në audicionin e spektaklit muzikor me uniformë ushtarake
I vdekur në luftën në Gaza është kapiteni Shaoli Greenglick, i cili konkurroi rreth një muaj më parë në HaKokhav Haba, një konkurs talentesh, përmes të cilit zgjidhet artisti që do të përfaqësojë Izraelin në Eurovision 2024.
Konkretisht, siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Izraelit , tre pjesëtarë të forcave të saj të armatosura humbën jetën në luftën në Rripin e Gazës, përfshirë Shaoli Greenglick.
Siç shkruan eurovisionfun.com, 25-vjeçari kishte arritur të kualifikohej në fazën tjetër, ndërsa do të dilte sërish në skenë për raundin e ri të spektaklit, duke synuar të ishte përfaqësuesi i Izraelit në garën e 68-të të muzikës Eurovision.
Këngëtari ishte shfaqur në audicionin e spektaklit muzikor me uniformë ushtarake, duke dashur t’ua kushtonte këngën izraelitëve që luftonin në Gaza.