Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKAS rrëzon Berishën, nuk pranon kërkesën për pezullimin e regjistrimit të PD-së...

KAS rrëzon Berishën, nuk pranon kërkesën për pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e Sali Berishës. Berisha kërkonte pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt deri në marrjen e vendimit nga Kolgeji Zgjedhor, por kjo kërkesë nuk u rrëzua me shumicë votash nga KAS.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe mund të bëhet ankimim brenda 5 ditëve në Kolegj.

Është shkelur besueshmëria e procesit zgjedhor nga të gjitha palët. Kërkojmë kundërshtimin e vendimit të KQZ, që ka bërë regjistrimin e PD në zbatimit të vendimit tuaj, po të paligjshëm dhe tejkalimit të çdo kompetence, duke vendosur pezullimin e vendimit. Pavarësisht se ju vjen për të qeshur, se e dini dhe vetë që keni marrë një vendim koti. Argumenti se vendimi ishte menjëherë i zbatueshëm, për ne nuk qëndron”, tha Ledio Nuraj, përfaqësuesi ligjor i Berishës gjatë shqyrtimit të kërkesës nga KAS.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i ligjori i PD-së së Alibeajt, tha se vendimi i KAS për regjistrimin e PD-së ishte detyrues dhe nuk mund të zhbëhet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME