Në katër bashki të Shqipërisë nëse opozita do të ishte e bashkuar dhe jo e përçarë, do të kishte fituar.
Bazuar te shifrat e ditës së diel nëse opozita, PD-ja dhe “Bashkë Fitojmë” do të kishte qenë e bashkuar atëherë do të kishin fituar në Mallakastër, Kuçovë, Këlcyrë dhe Finiq.
Në Kuçovë, Lefter Maliqi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kishte 6222. Po t’i shtoheshin edhe 739 votat e Ilirjan Koxhajt të Partisë Demokratike do të arrihej që me një diferencë prej 57 votash fitorja të kalonte djathtas.
Në Finiq Leonidha Papa i Partisë Demokratike Zyrtare siguroi 1705 vota, por nëse do t’i shtoheshin edhe ato të Leonidha Hristos të koalicionit “Bashkë Fitojmë” prej 1911 do të ishte arritur një fitore me një diferencë.
5789 votave të Agron Kapllanajt të Partisë Demokratike në Mallakastër, po t’i shoheshin dhe 735 votat Resmi Shanaj i “Bashkë Fitojmë”, fitorja do ishte e opozitës madje me një diferencë prej 445 votash.
E njëjta gjë do kishte ndodhur edhe në Këlcyrë pot ë bashkoheshin votat.