Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKeqtrajtoi qenin, hetohet në gjendje të lirë 53 vjeçari

Keqtrajtoi qenin, hetohet në gjendje të lirë 53 vjeçari

Lushnje – Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas, duke keqtrajtuar një kafshë shtëpiake (qenin e tij), ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën dhe shoqërun në Komisariat shtetasin që shfaqet në video.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, pasi në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, ky shtetas ka hedhur qenin e tij duke e keqtrajtuar, në shatervanin me ujë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME