Edi Rama ka thënë se nuk beson që integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të pengohet nga Greqia për shkak të Fredi Belerit. Rama iu referua këtu një date të mundshme si viti 2030 për integrim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në union. “Nëse do mbetet kjo punë te Beleri, nami u bëftë e mos hyfshim kurrë në BE”, tha Rama gjatë një interviste në Abc News.