Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i mbledhur sot nga Gazment Bardhi ka vendosur që të anullojë zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe farsë.
Ndonëse Këshilli i Etikës vendosi shfuqizimin e vendimit të Gazment Bardhit për të mbledhur Këshillin Kombëtar, ky i fundit nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij dhe pasditen e sotme ka zhvilluar takimin online.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar nisi në orën 19:00 dhe të pranishëm kanë qenë 245 anëtarë nga 453 gjithsej, duke plotësuar kuorumin e nevojshëm.