BOTA

Këta janë shqiptarët e arratisur nga burgjet greke

Personat në foto, janë dy shqiptarët e arratisur nga burgu i Kassaveti në Greqi. Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, të dy 41 vjeç, janë të dënuar me mbi 20 vite burg për krime të rënda, përfshirë bashkëpunim në vrasje, kontrabandë emigrantësh, grabitje, plagosje të rënda trupore dhe zjarrvënie.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke dy shqiptarët konsiderohen të rrezikshëm nga autoritetet për shkak të veprave penale të kryera. Ata janë akuzuar se kanë qenë anëtarë në një organizatë kriminale që kryente vrasje me pagesë.

Shqiptarët janë trajtuar si të burgosur të zakonshëm me masat e sigurisë jo të rrepta për shkak të sjelljes së mirë. Arratisja ndodhi mbrëmjen e së enjtes. “Protothema” shkruan se njëri prej tyre është i dënuar me burgim të përjetshëm, por nuk jep më shumë detaje. Sipas të njëjtave burime për gjetjen e tyre ka nisur një operacion i gjerë i policisë.

Dy të burgosurit mbaheshin që nga viti 2019 në burgje të nivelit të ulët, në një zonë të pa rrethuar, për shkak të sjelljes së mirë teksa dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi.

Atyre u ishte dhënë 5 ditë pushim në fund të vitit 2024 dhe me sa duket përfituan nga leja për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre. Zhdukja e tyre, e cila u zbulua në orën 21:00 të së enjtes, shkaktoi mobilizimin e menjëhershëm të policisë pasi dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm, për shkak të së shkuarës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button