Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton në një romancë dashurie

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton dyshohet se janë duke u takuar fshehurazi, sipas një raporti të ri nga The Sun. Burime pranë çiftit pretendojnë se dyshja kaluan një fundjavë shumë romantike së bashku në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas raportimit, Kardashian udhëtoi nga Los Angeles me avionin e saj privat të shtunën dhe u takua me Hamilton në Estelle Manor, një hotel luksoz dhe klub privat në Cotswolds. Dyshja thuhet se qëndroi në të njëjtën dhomë dhe kishte përdorim ekskluziv të pishinës dhe spa-së, si dhe rezervoi një masazh për çifte.
Burimet shtojnë se në mbrëmje ata darkuan në një ambient privat për të shmangur vëmendjen e mysafirëve të tjerë, ndërsa siguria i shoqëronte vazhdimisht për të ruajtur privatësinë.
Edhe pse janë fotografuar bashkë disa herë gjatë dekadës së fundit, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk janë lidhur kurrë më parë në mënyrë romantike. Ata njihen që nga viti 2014, kur u shfaqën në evente publike me partnerët e tyre të atëhershëm, Kanye West dhe Nicole Scherzinger.









