Thursday, June 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKjo është bashkëshortja e Begajt, zonja e parë e ardhshme e vendit

Kjo është bashkëshortja e Begajt, zonja e parë e ardhshme e vendit

Familja e presidentit që u votua të shtunën duket e qetë dhe me shumë pak gjurmë në Google. Bashkëshortja quhet Armanda dhe punon në KLSH. Begajt kanë dy djem, që të dy studentë në mjekësi, njëri 21 dhe tjetri 18 vjeç.

Armanda punon në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ajo nuk është e njohur për publikun, por ka qenë pjesë e aktiviteteve, ku Bajram Begaj është nderuar me grada të larta.

Armanda Begaj do të jetë “Zonja e Parë” pas betimit të bashkëshortit si President i Republikës më 24 korrik.

Kur Ilir Meta u betua si President, Monika Kryemadhi refuzoi titullin e nderit “Zonja e Parë” e vendit, duke ndjekur një karrierë në politikë si kryetare e LSI-së dhe ia kaloi postin vajzës së saj të madhe.

Armanda Begaj ka lindur në vitin 1968 dhe ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku së fundmi ka qenë specialiste e IT në KLSH.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME