Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKlajdi Bitri u vra në Itali/ Babai: Gruaja nuk e di, i...

Klajdi Bitri u vra në Itali/ Babai: Gruaja nuk e di, i kam thënë që është rëndë

Ka folur për mediat, babai i 23-vjeçarit Klajdi Bitri, i cili u vra ditën e djeshme në Itali nga një shtetas algjerian.

23-vjeçari nga Lushnja u vra nga një algjerian me një shtizë peshkimi, teksa ndërhyri për të shuar një sherr mes autorit dhe mikut të tij italian.

Agim Bitri ka thënë për mediat se familja nuk ka mundësi financiare për të sjellë trupin në Shqipëri.

“Fatkeqësi e madhe! Nuk ia uroj as hasmit! Kërkoj drejtësi për fëmijën tim. Gruaja nuk e di ende, e kemi në spital, i kam thënë që është rëndë. Shteti të më ndihmojë të sjell trupin këtu. Autori të dënohet” thotë ai për gazetarët.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME