Klodiana Lala zbulon çfarë u sekuestrua nga BKH në apartamentin e Ajola Xoxës
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar disa detaje për kontrollin e fundit të BKH në një apartament, që dyshohet se përdorej nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, por që sipas saj nuk ishte i deklaruar. Lala tha se janë gjetur dokumenta, kontrata, kasaforta, madje janë sekuestruar edhe veshje.
“Nga kqyrja e kompjuterëve të skuestruar nga kontrolli i datës 6 dhjetor, ka rezultuar dhe është zbuluar një apartament sipër qendrës “Harabel”, që administrohet nga zonja Ajola Xoxa. Kjo adresë nuk ishte deklaruar. Rezulton në emër të një personi tjetër që nuk ka lidhje me hetimin. Por nga të dhënat e pëftuara, ka rezultuar se sipas prokurorëve posedohej nga zonja Xoxa dhe përdorej prej saj. Kur prokurorët kanë krijuar bindje për këtë gjë, për këtë adresë të padeklaruar…
Në datën 14 janar ka dalë vendimi dhe rreth 1 orë nga dalja, oficerët e BKH kanë vajtur te apartamenti. Janë marrë dokumenta, kontrata, fatura, kanë arritur të zbërthejnë dy kasaforta, që nuk janë hapur fillimisht dhe është pritur një punëtor për t’i hapur me freksibël dhe kanë marrë edhe rroba, të cilat hera e parë dëgjoj që SPAK kthehet në garderobë… Është marrë një numër i konsiderueshëm dokumentash. Për herë të parë më bëri përshtypje, sekuestrimi i rrobave. Se ku duan të shkojnë prokurorët…” – tha Lala.
“Kur Nesti Angoni ka bërë kallëzimin, ka folur edhe për disa blerje të bëra nga vjehrra e zotit Veliaj. Veliaj është pyetur edhe për këto blerje. Nesti Angoni më rezulton person shumë afër Erion Veliaj. Nga cilësia e informacionit duket i brendshëm, sepse ka informacion edhe për masat e rrobave, blerjet konkrete. Vetëm një person i brendshëm mund t’i dijë këto” – tha Lala në emisionin “Të paekspozuarit” në TPZ.