EKONOMI
KLSH: Albpetrol po humb miliona dollarë dhe po sillet sikur kjo është gjë normale.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit thotë se Albpetrol po humbet 14.4 milionë dollarë nga keqmenaxhimi drejtues.
- Nuk mbledh borxhet, por paguan të vetat
Një kompani i ka borxh Albpetrolit rreth 1.2 miliardë lekë për energji dhe kamatëvonesa.
Albpetrol nuk ka ndjekur fort ligjërisht për t’i marrë.
Ndërkohë, kur vjen puna te faturat e veta ndaj OSHEE/FSHU, Albpetrol paguan edhe kamatëvonesat e kripura pa debat. - Ka naftë për të marrë… por e lë në tokë
Nga marrëveshja për Patos–Marinëzën, Albpetrol kishte të drejtë të merrte sasi të konsiderueshme nafte.
Një pjesë e madhe nuk është tërhequr fare.
Vetëm një segment i kësaj nafte të patërhequr përkthehet në rreth 14.4 milionë dollarë të ardhura të munguara.
Arsyeja zyrtare: nuk ka pasur ku ta depozitojë.
Për një kompani që merret me nxjerrje nafte, kjo është skandaloze.
Do të thotë që: nuk planifikon dot as magazinën për produktin e vet.
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit thotë se rekomandimet e auditit pranohen sa për sy e faqe, por kur vjen puna për veprime konkrete, ka zvarritje dhe mosveprim.
Humbjet lidhen drejtpërdrejt me para publike.
Pra problemi nuk është “procedurial”.
Është mungesë përgjegjësie dhe menaxhim i dobët në krye.
Albpetrol nuk po dëmtohet nga tregu, por nga keqmenaxhimi./Durana news








