AKTUALITET

Korça tronditet nga një lëkundje tërmeti

Emergjencat Civile njoftojnë se gjatë mbrëmjes së së kësaj të mërkure rreth orës 19:50, janë regjistruar disa lëkundje sizmike në qarkun Korçë.

Epiqendra është fiksuar në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave.

Magnituda maksimale ka qenë 4.1 dhe thellësia e lëkundjes 5–15 km.

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme. Emergjencat thonë se situata po monitorohet dhe çdo informacion i ri do të përcillet në vijim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button