Komisioni Qendror Zgjedhor i ka hequr mandatin kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.
Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi tha se mandati është i pavlefshë dhe se ankimimi për këtë vendim që hyn në fuqi menjëherë, mund të bëhet brenda 30 ditëve.
Celibashi: Jemi në kushtet e heqjes së mandatit të zotit Fredi Beleri. E shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Mund të bëhet ankimi i këtij vendimi brenda 30 ditëve. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.