Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një dalje për mediat deklaroi se rezultati përfundimtar i pjesëmarrjes është 38.22%, e përkthyer në shifra në total kanë votuar 1,395,360 votues. Po ashtu ai konfimroi dhe bashkitë që kishte fituar PS, që janë 52 dhe 6 “Bashkë Fitojmë”. Më herët pjesëmarrja u tha se ishte 39.6%.
“Në lidhje me pjesëmarrjen, 5213 qendra votimi kanë votuar 1,395,360 zgjedhës në total, 3,650,658, që i korrespondon një përqindje 38.22%, kjo mund të konsiderohet si shifra përfundimtare zyrtare në këto zgjedhje.
Në lidhje me kandidatët fitues, 52 bashki i kanë fituar PS, 7 bashki i ka fituar koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe një bashki ka marrë Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen e Shqipërisë një bashki”, tha Celibashi. Votat për partitë, sipas atyre që kanë marrë kandidatët janë: PD 36,852, BF 501,402, PS 786,566.