Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKrimi makabër përsëritet/ Goditi për vdekje bashkëshorten me sëpatë, babai tij kishte...

Krimi makabër përsëritet/ Goditi për vdekje bashkëshorten me sëpatë, babai tij kishte vrarë tre gra më parë

Dramat e familjes Islamaj në fshatin Shalës të Sarandës, duket se e kanë pikënisjen vite më parë. Origjina e tyre është nga fshati Markat i Bashkisë Konispol, pak kilometra larg Shalësit. Huso Islamaj, 69 vjeç, i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij me sëpatë në orët e para të mëngjesit, njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.

Por me tepër se kaq, krimi i vrasjes duket se i ka rrënjët më të thella në këtë familje. Babai i Huso Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje. Dhe të treja kanë qenë bashkëshortet e tij. Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tre numrin e viktimave.

Klement Ismailaj i shoqëruar në polici

Shano dhe Hysen Islamaj, dy viktimat e tragjedisë familjare në Konispol do të dërgohen drejt Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë dhe shkakun e saktë të vdekjes. Sipas informacioneve pasi janë dërguar si fillim në morgun e spitalit të Sarandës, trupi i Hyso Islamajt, 69 vjeç dhe i Shano Islamajt u transportuan me ambulancë në mjekësinë ligjore në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shalës në Konispol rreth orës 07:00. 69-vjeçari Hysen Islamaj gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj.

Pas kësaj i moshuari, është konfliktuar edhe me djalin e tij, Klemendin Islamaj. Ky i fundit e ka shtyrë të atin nga shkallët e banesës dhe si pasojë 69-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje. 40-vjeçari ndodhet tashmë i arrestuar, ndërsa po punohet gjithashtu për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME