Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKrimi trondit familjen në Lushnje, djali mbyt babain

Krimi trondit familjen në Lushnje, djali mbyt babain

Lushnje – Një tjetër krim në familje ka ndodhur në fshatin Remas të Lushnjes. Burime informacioni pohojnë se djali ka vrarë babain.

Viktima është Dhimiter Stasa 85 vjeç. Mësohet se autor i dyshuar është djali i tij Andrea Stasa, i cili nuk është arrestuar ende.

Nga informacionet paraprake prej vëndit të ngjarjes mësohet se dyshohet që djali e ka mbytur babain me duar.

Shkaqet e ngjarjes mësohet te jenë grindje mes viktimës e dy djemve që viktima i ka të sëmurë.mendor. Njëri e ka goditur dhe tjetri e ka mbytur , thonë burime nga vendngjarja

Divjakë

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME