Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETLagjja e Fierit vuan mungesën e ujit, tek 50 familje pikon një...

Lagjja e Fierit vuan mungesën e ujit, tek 50 familje pikon një orë në ditë

Mbi 50 familje që jetojnë përgjatë lumit Gjanicë në lagjen “Liri” të Fierit vuajnë mungesën e ujit. Banorët shprehen se edhe pse janë taksapagues të rregullt uji në çezmat e shtëpisë tyre vjen vetëm 1 orë në ditë, çka e bën të pamundur për ta jetesën në këto kushte.

Banorët shprehen se mungesa e ujit në banesat e tyre mbetet një problem i pazgjidhur prej vitesh pavarësisht kërkesave të shumta që janë bërë në bashki.Të indinjuar ata i bëjnë thirrje pushtetit qendror t’u japë zgjidhje pasi siç deklarojnë edhe vet, kryetari i bashkisë Armando Subashi nuk do t’ia dijë për ta.

Dikur kjo lagje e Fierit ka qenë një ndër më të populluarat por mungesa e investimeve ka bërë që një pjesë e mirë të largohen në emigracion e një pjesë tjetër të lëvizin në vende të tjera për kushte më të mira jetese

Rinia është larguar drejt vendeve fqinje për një jetë më të mirë ndërsa në lagje kanë ngelur vetëm të moshuarit e këto vetëm nga pamundësia ekonomike për t’u zhvendosur në një zonë tjetër me kushte më të favorshme për të jetuar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME