Vijon protesta para Ministrisë së Brendshme ku kërkohet dorëheqja e ministrit Bledi Çuçit, pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë.
Protesta, nën sloganin “Drejtësi për Learin”, mbështetet edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Gazetari Osman Stafa raporton se qytetarët kanë hedhur domate, jo drejt uniformave blu, por në afërsi të këmbëve të tyre.
Ata drejtohen me thirrjet: “Ju jeni vrasës! Kriminelë. Policia e krimit. Ministria e vrasjes!”
Ndërkohë qytetarët kërkojnë të kalojnë kordonin e policisë, për të ndezur qirinj pas krahëve të tyre. Më pas ata kane hedhur miell mbi efektivët si shenjë ironie për deklaratën e policisë se i riu kishte kokainë me vete kur u arrestua.