POLITIKË

Kryemadhi: Ja lista e zyrtarëve të lartë që mund të dënohen për inceneratorët

Monika Kryemadhi ka bërë një listë të gjithë zyrtarëve të lartë që mund të shkojnë në burg në lidhje me aferën e inceneratorëve, por jo vetëm.

E ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News 24, Kryemadhi tha se të gjithë ministrat e Energjetikës, Infrastrukturës, Financave, Mjedisit, si dhe Drejtuesit e Tatimeve duhet të shkojnë në burg pasi kanë firmosur vetë për të gjitha koncesionet abuzive.

“Të gjithë ministrat që janë pjesë e koncesioneve janë në kokër të burgut nëse funksionon SPAK-u. Ministrat e rrugëve, të Energjitikës, Mjedisit, Financave, Drejtoria e Tatimeve, kanë probleme të mëdha se kanë firmosur këta të gjithë.

Ata që kanë bërë tenderime punë publike, shkolla, spitale, këto rrugët që shtrohen në Tiranë.

Nuk është si çështja e tenderit të uniformave që morën ato juristet që firmosnin me urdhër, këtu firmat janë më të mëdha. Firmat të gjitha që marrin punë publike me çmime të fryra”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button