Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKujdes/ Mediat greke, do të ketë prishje të motit

Kujdes/ Mediat greke, do të ketë prishje të motit

Shqipëria do të vijojë nën pushtetin e motit të paqendrueshëm edhe për ditët në vijim, ndërsa të premten pritet kulmi, teksa vendi do të përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm dhe rrufe në të gjithë territorin.

Harta e motit te premten, publikuar nga mediat greke. Spikat pjesa me te kuqe ne zonen e Kolonjes ku priten reshje te dendura
Harta e motit te premten, publikuar nga mediat greke. Spikat pjesa me te kuqe ne zonen e Kolonjes ku priten reshje te dendura

Gjithçka pritet të nisë të premten në orët e mesditës për të arritur kulmin në orën 15:00 ku priten reshje të dendura kryesisht në Korçë, Kolonjë dhe Përmet.

Alarmi është dhënë edhe nga mediat greke, të cilat theksojnë se cikloni që do të godasë Greqinë e veriut të premten do të nisë fillimisht në jug-lindje të Shqipërisë, specifikisht në zonën e Përmetit dhe Kolonjës dhe më pas do të zbresë poshtë.

https://embed.windy.com/embed2.html?lat=41.529&lon=22.094&detailLat=41.529&detailLon=22.094&width=650&height=450&zoom=7&level=surface&overlay=rain&product=ecmwf&menu=&message=&marker=&calendar=now&pressure=&type=map&location=coordinates&detail=&metricWind=default&metricTemp=default&radarRange=-1


Prej ditësh tashmë, Shqipëria e mesme dhe ajo e jugut janë duke u karakterizuar nga një mot i paqendrueshëm, ku dita nis me diell dhe orët e pasdites shoqërohen vazhdimisht me reshje të dendura shiu. /albeu.com

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME