Uncategorized

Kumbulla braktis para kohe pushimet dhe nis stërvitjet 

Roma ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, teksa në Trigoria është paraqitur edhe Marash Kumbulla. Pavarësisht se ka të drejtën e një jave ose më shumë pushimesh, në sajë të impenjimeve që pati në qershor me kombëtaren e Shqipërisë, qendërmbrojtësi ka vendosur të kthehet herët për t’u vënë menjëherë në dispozicion dhe me objektivin e qartë të ngjitet në hierarki.

Një vendosmëri e treguar edhe përmes rrjeteve sociale në të cilat Marash ka postuar një foto së bashku me shokun e tij Chris Smalling.

“I motivuar për sezonin e ardhshëm”, ka shkruar futbollisti shqiptar, i cili në fakt kërkohet me ngulm nga Torino, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button