Tuesday, August 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKumbulla rinis stërvitjen te Roma, por e ardhmja është enigmë

Kumbulla rinis stërvitjen te Roma, por e ardhmja është enigmë

Mes lojtarëve të rikthyer në stërvitje te Roma është edhe Marash Kumbulla. Pas Europianit me Shqipërinë, mbrojtësi do të jetë sërish në dispozicion të Daniele De Rossit, në pritje të zhvillimeve në merkato. Kumbulla, i ardhur nga huazimi i tij te Sassuolo, shprehu gatishmërinë e tij për edicionin e ri.

“Gati për të filluar përsëri! Mezi po pres!” ka shkruar ai në Instagram. Pavarësisht optimizmit të tij, e ardhmja e Kumbullës është larg kryeqytetit pasi ende renditet në mesin e lojtarëve që mund të largohen nga Roma para fundit të merkatos.

Emri i 24-vjeçarit është lidhur shumë së fundmi me një kalim te Parma, skuadër kjo e sapo ngjitur në elitën italiane.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME