Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zv.Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jonathan Finer. Është vetë Kurti që në një mesazh në Twitter ka zbuluar se me të është folur për t’u dhënë fund tensioneve me zgjedhje të reja në 4 komunat veriore.
Kurti shkruan se gjatë diskutimit me Finer është zotuar për të punuar me SHBA-në për depërshkallëzimin e tensioneve në veri.
“I kënaqur të flas me zëvendës këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jon Finer. E falënderova për telefonatën e tij dhe u angazhova për të punuar me SHBA për të ulur tensionet. Kjo kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurimit deri në zgjedhjet e reja në ato komuna” – ka shkruar Kurti.
Më herët ishte Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që la të hapur mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në këto komuna. Kjo ishte dhe një nga kërkesat e BE në takimin që Osmani zhvilloi me Vuçiç dhe Macron e Scholtz.
https://twitter.com/albinkurti/status/1664364675193098242?s=20
Kurti zbuloi më pas se ka pasur një bisedë edhe me 3 senatorë amerikanë: republikanët Chris Murphy dhe Pete Ricketts si dhe senatoren demokrate, Jeanne Shaheen.
“I falënderova ata për mbështetjen e tyre të gjatë ndaj Kosovës. Largimi i turmave të dhunshme para ndërtesave të bashkive dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes B është rruga drejt de-përshkallëzimit deri në zgjedhje të reja” – shkroi kreu i qeverisë së Kosovës në Twitter.
https://twitter.com/albinkurti/status/1664371090481709056?s=20