EKONOMIKRYESORE

Kush ka pagën 100 mijë lekë në muaj duhet të deklarojë të ardhurat brenda 30 marsit

Të gjithë ata persona që kane të ardhura vjetore mbi 1 200 000 leke ose marrin një pagë mujore mbi 100 000 lekë tashmë janë subjekte të Deklaratës Individuale të të Ardhurave Personale ose siç njihet ndryshe DIVA. Pragu i mëparshëm për subjektet deklaruese ishte 2 000 000 lekë.

Të gjithë deklaruesit duhet të bëjnë kujdes me afatin e deklarimit.

“Ajo që ka shumë rrezik për të marrë penalitete është ndryshimi i afatit të fundit, që ka qenë 30 prill dhe tani do të jetë 30 marsi,” – tregon Etleva Treska, kontabiliste e miratuar.

Ekspertja rendit gjithashtu kategoritë më kryesore të deklaruesve.

“Në vend të parë janë të dypunësuarit, ata në kufirin e të ardhurave mbi 1 200 000, ata që kanë bërë një shitje ose kanë pasur të ardhura mbi 500 mijë lekë, si dhe personat që bëjnë deklarimin e tatimit në burim – tashmë nuk bëhet më në baza mujore, por në deklarimin vjetor të të ardhurave personale,” shpjegon znj. Treska.

Ndërkohë penaliteti për personat që nuk deklarojnë është ulur nga 5 000 lekë në 3 000 lekë. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button