Që prej muajt tetor 2023, Kuvendi është në kaos, dhe opozita nuk ka lejuar që të zhvillohet një seancë noramëe. Ish-presidenti Rexhep Meidani nga auditori me studentë, foli për agresivitetin e politikës sot e dhënies së formulës së zgjidhjes.
”Normalisht duhet të tërhiqet më i forti, domethënë pjesa e qeverisë. Besoj do të reflektojnë sepse kështu nuk mund të vazhdohet. Në të gjitha rastet kur ka konflikt, ai që është i forti bën lëshimre. Kështu kemi vepruar edhe ne. Për të gjetur zgjidhje i takon atij që ka mundësitë më të mëdha, pushtetin në dorë”,-tha Meidani për ”TCH”.
Këshillat e Meidanit vazhdojnë më tej për socialistët që të mos pengojnë krijimin e komisioneve. ”Ndryshimet e fundit në rregulloren e parlamentit unë nuk i quaj normale. Komisionet parlamentare japin frymëmarrje demokratike jo vetëm Parlamentit, por edhe shoqërisë, e kufizimin e tyre nuk e quaj element pozitiv”,-tha Meidani.