Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKy është 15-vjeçari i vrarë në Gramsh ( foto)

Ky është 15-vjeçari i vrarë në Gramsh ( foto)

Prokuroria depozitoi në Gjykatë kërkesën e masës “arrest me burg” për 4 të miturit të përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 15-vjeçari Fatjon Bici.

Në Gramsh, pranë shkollës “Asllan Shahini”, ditën e djeshme humbi jetën 15-vjeçari Fatjon Bici, pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra nga sulmi me thikë, pas një sherri mes adoleshentësh.

Akuza ndaj tyre është vrasje në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Së bashku me Fatjon Bicin, u plagos dhe kushëriri i tij, 15-vjeçari M.L.

Sipas burimeve konflikti ka filluar 2 javë më parë tek një kënd lojërash në Gramsh për shkak të rrjeteve sociale.

Ditën e djeshme, policia ka arrestuar 4 adoleshentët të përfshirë në konflikt: Xh.Ç. 15 vjeç, O.Ç 14 vjeç, E.K 15 vjeç dhe S.M. 16 vjeç.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME