Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKy është drejtori i urbanistikës në Sarandë që tjetërsoi 10 mijë m2...

Ky është drejtori i urbanistikës në Sarandë që tjetërsoi 10 mijë m2 truall

Në Sarandë s’kanë të mbaruar arrestimet e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion për pronat në bregdet. I fundit në radhë ishte Pandi Zhonga, drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, i cili akuzohet për tjetërsimin e truallit me sipërfaqe 10 mijë m2. Bashkë me të në pranga ranë dhe jurisjta e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj si dhe Aleko Anagnostin, noter.

Ndalimi i tyre është bërë, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar një pronë prej 10 mijë metra katrorë duke ua dhënë personave të ndryshëm që më pas kanë ndërtuar.

Mesohet se në pranga kanë rënë edhe personat që kanë përfituar nga ky tjetërsim pronash. Bëhet fjalë për Fredi Mërkurin, Valter Llomin dhe Argonida Canaj. Ata akuzohen për falsifikim dokumentesh, me të cilat kanë përfituar edhe tokën. Mësohet se toka për të cilën bëhet fjalë ndodhet në zonën e kanalit të Cukës në Ksamil.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME