Umoja është një fshat në Kenian veriore i cili ngjason shumë me vendbanimet e tjera fisnore afrikane me kullota dhe kasolle përreth, përveçse, në këtë vend nuk jeton asnjë burrë.
E themeluar në vitin 1990 si një vend i shenjtë për gratë që i shpëtojnë dhunës, Umoja është shtëpia e grave të të gjitha moshave. Çdo fëmijë i gjinisë mashkullore lejohet të jetojë në fshat derisa të mbushë 18 vjeç
Gratë fitojnë para duke u shitur bizhuteritë e tyre të punuara me dorë, një pjesë thelbësore e kulturës Samburu, kryesisht për turistët.
Për CNN fotografi ganez Paul Ninson, mësoi për gratë nga një postim në internet dhe vendosi të shkonte në Kenia për të fotografuar këtë fshat.
Qëllimi i Ninson në ndarjen e këtyre imazheve, së bashku me seritë e tjera të tij, është të “lidhë njerëzit me njëri-tjetrin” dhe me botën më të gjerë rreth tyre. “Unë besoj në fuqinë e tregimit,” shton ai. “Ai ka fuqinë të bashkojë njerëzit dhe të na ndihmojë ta shohim botën në mënyra të reja dhe të papritura.”
Sipas tij nuk ishte aspak e lehtë që të hynte brenda në fshat. Ai thotë se pas shumë përpjekjeve u mirëprit nga gratë vetëm pasi shpjegoi qëllimin e vizitës së tij.
Burrave u ndalohet hyrja për të krijuar një hapësirë të sigurt për vajzat dhe gratë që janë të mbijetuara të dhunës dhe abuzimit seksual, të dëbuar nga familjet e tyre, si dhe atyre që i shpëtojnë martesës së fëmijëve ose gjymtimit gjenital femëror .