
Kandidati i PD-së për Qarkun e Vlorës, Petro Gjikuria, i ftuar në emisionin ÇIM PEKA LIVE, tha se sonte në Himarë diskutohet ende për gjërat më elementare.
Ai theksoi se kandidati i PS-së në Qarkun Vlorë Ardit Bido, po përdor nacionalizmin për të peshkuar vota.
Gjikuria shtoi se Ardit Bido ashtu si partia që përfaqëson, nuk ka asnjë program për që t’ia prezantojë qytetarëve.
“Unë shikoj se zoti Bido është frikësuar nga sondazhet dhe mungesa e argumentit, edhe po mundohet që të peshkojë dhe po noton në ato ujërat e nacionalizmit. Unë në trupin tim nuk kam asnjë pikë nacionalizmi. Nëse zoti Bido kërkon të flasë me mua, duhet të flasë për problemet reale që kanë qytetarët që po vjedhin pronat. Në Himarë nuk vidhen vetëm pronat e grekëve, vidhen dhe pronat e shqiptarëve. Ose të na tregojë rolin e ndyrë në atë institucion që drejtonte para pak kohësh ku u gjenden shumë falsifikimeve. Zoti Bido të bëjë fushatë për problemet e qytetarëve. Çfarë u bë në këto 12 vite? Flasim akoma tani për ujë dhe drita gjërat më elementaret, nuk kishte gjërat më elementare kur isha në bear në Himarë. Ne nuk kemi gjëra elementare dhe pastaj flasim për nacionalizëm. Le të flasim për ujë e drita, qytetarët e presin t’i flas për programin tim, edhe t’ju them ore çfarë bëhet me ç’popullimin, çfarë bëhet me pasigurinë shoqërore. Dhe tani që zura shpopullimin do më lejoni t’ju them diçka të vogël, e cila më ka mbetur përpara pak kohësh, kur ma tha një gazetar kosovar, dhe pyeta përse ju kosovarët nuk u larguat nga Kosova? Dhe ata më thanë sepse ne kosovarëve, Serbia na i ktheu pronat. Unë nuk kam asnjë gjemb të vogël për nacionalizmin, kurse zoti Bido kërkon që me anë të nacionalizmit të peshkojë vota.” tha Gjikuria.