MAGAZINË

Ky është pallati më i madh në botë ku banojnë 20 mijë njerëz

Spitale, restorante, bare dhe parukeri të gjitha në një vend. Dhe njerëzit mund të mos kenë nevojë të udhëtojnë me makinë ose me transport publik për të shkuar tek ato. Ky është Kompleksi Ndërkombëtar i Apartamenteve Regent, një “pallat-qytet” në të cilin aktualisht jetojnë 20 000 njerëz.

Ai shtrihet në afërsisht 39 kate dhe konsiderohet eksperimenti më i madh i “bashkëjetesës kolektive” të realizuar ndonjëherë në botë.

Ndërtesa, e inauguruar në vitin 2013, ndodhet në qytetin Qianjiang, rrethi qendror i Hangzhou. Fillimisht u projektua nga arkitektja Alicia Loo për t’u bërë një hotel luksoz, por më pas u shndërrua në një strukturë kolosale.

The Regent International apartment building in Hangzhou, China, is famous  for having a number of inhabitants comparable to a small town, around  20,000 people. : r/Damnthatsinteresting

Ajo ka formën e “S” dhe është 204 metra e lartë dhe mund të strehojë deri në 30 mijë banorë, edhe pse aktualisht ka shumë më pak njerëz. Ai duket se frekuentohet kryesisht nga profesionistë, të diplomuar ose studentë që janë afër marrjes së diplomës.

Chinese "human settlement ", which can accommodate about 20 thousand people  (12 photos + 1 video) » Nevsedoma

Ajo nuk është një zonë vetëm me banesa, por ka edhe hotelieri, pishina, berberë, qendra bukurie, supermarkete, bare të ndryshme dhe madje edhe një spital. Me pak fjalë, për banorët gjithçka është lehtësisht e arritshme.

Sa kushton të jetosh atje?

Falë bashkimit të hapësirave rezidenciale, tregtare dhe rekreative, “Regent” konsiderohet gjithashtu si “ndërtesa më e qëndrueshme në botë”. Ndryshe nga sa mund të imagjinoni, çmimet e qirasë nuk janë të larta.

Sipas një artikulli të agjencisë kineze të lajmeve “Sina”, apartamentet më të vogla pa dritare zakonisht kanë një qira për rreth 1500 RMB (191 euro) në muaj. Shtëpitë më të mëdha me ballkone mund të merren me qira deri në 4000 RMB (509 euro) në muaj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds