Ky është personi që qëlloi Sali Berishën me grusht në mes të turmës së demokratëve. Ai është Gentian Shehu dhe është arrestuar nga policia, pasi turma e protestuesve e dorëzoi me mbërritjen e ambulancës.
Siç shihet në pamjet në momentin që Berisha së bashku me protestuesit po marshonin drejt protestës një qytetar identiteti i të cilit nuk dihet ka ndërhyrë mes turmës dhe e ka goditur me grusht në fytyrë.
Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat të cilët e kanë goditur me grushte dhe shqelma personin që goditi liderin historik të PD-s.
Shoqërohet nga policia personi që goditi me grusht liderin e opozitës Sali Berisha. Mësohet se ai quhet Gentian Shehu.
Nuk dihet ende motivi i sulmit, ndërsa personi është gjakosur rëndë pas goditjeve të truprojave të Berishës dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike.