Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKy është shqiptari që u vra nga komshia në Itali

Ky është shqiptari që u vra nga komshia në Itali

59-vjeçari Gëzim Dodoli është shqiptari i cili mbeti i vrαrë mbrëmjen e së enjtes në Itali nga fqinji i tij. Mediat italiane kanë zbuluar identitetin e viktimës dhe autorit. Ai është Sandro Mugnai, 53 vjeç.

Shqiptari u qëllua për vdekje me një pushkë nga italiani. Kjo pasi 59-vjeçari tentoi t’i shkatërronte shtëpinë fqinjit me ekskavator. Ngjarja e rëndë ndodhi në San Poli, në Arezzo, një zonë e qetë ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Mediat italiane kanë cituar famullitarin i zonës, Don Natale Gabrielli që thotë se dy familjet dikur kishin hyrje-dalje.

“Kam shkuar disa herë të ha tek të dyja familjet. Fëmijët, sot të rritur, shërbenin në meshë me mua dhe rrinin në famulli. Më pas familja Dodoli u transferua në Milano, por prej disa kohësh, Gëzimi ishte kthyer i vetëm. Se çfarë ndodhi nuk e di, por di që ndoshta Sandro donte të mbronte familjen e tij. Çatia po binte për shkak të goditjeve të ekskavatorit, do të kishin vdekur të gjithë të shtypur”, – thotë ai.

Motivet e përplasjes mes 2 fqinjëve janë ende të paqarta. 53-vjeçari italian u arrestua nga autoritetet dhe aktualisht ndodhet në burgun e Arezzo në pritje për t’u marrë në pyetje. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të viktimës, për të kuptuar se çfarë e çoi 59-vjeçarin shqiptar të ndërmerrte aktin që i kushtoi jetën. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME