KULTURË

Ermal Hasimja merr çmimin “At’ Gjergj Fishta” për romanin e tij

Ermal Hasimja ka marrë sot çmimin “At’Gjergj Fishta” për prozën më të mirë nga një juri e përbërë nga Rudolf Marku, Erenestina Halili dhe Bajram Kosumi. Romani i Hasimes, “E shkuar e pakryer”, trajton historinë e vërtetë të gjyshërve të tij gjakovarë të ndarë për gjysëm shekulli nga familjet e tyre për shkak të regjimit komunist.

Harresa si sëmundje e trurit njerëzor ecën paralelisht në libër me harresën e komunizmit. Më tepër sesa një përshkrim i dramave dhe vuajtjeve njerëzore libri është një thirrje për mbajtjen gjallë të kujtesës dhe kuptimit të thelbit të diktaturës komuniste.

Çmimet “At’ Gjergj Fishta jepen çdo vit për prozën, poezinë dhe përkthimin më të mirë në një konkurrim në të cilin sivjet morën pjesë rreth 80 punime. Aktiviteti mbështetet nga Bashkia Lezhë.

Ermal Hasimja ishte një nga emrat kryesorë të shqyrtuar si kandidatë të mundshëm të opozitës për zgjedhjet në Tiranë. Ai njihet si pedagog, aktivist në shoqërinë civile dhe administrator i suksesshëm I një prej shkollave më të mira në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button