Uncategorized

Lewandowski, grabitet në Barcelonë, por vjedhësit i ndjek me makinë

Nisje e trazuar e aventurës në Barcelonë për Robert Lewandowskin, edhe pse në këtë rast bëhet fjalë për çështje jashtë fushës së lojës: sulmuesi polak është grabitur pasditen e sotme.

Sipas asaj që bën të ditur gazeta spanjolle Sport, dy grabitësit përfituan nga fakti që ish-sulmuesi i Bayern Mynih po jepte autografe në Ciutat Esportiva, qendra sportive e Barcelonës.

Dy personat i kanë hapur derën e makinës në ato momente dhe i kanë vjedhur orën dhe celularin. Sulmuesi polak nuk ka qendruar pasiv, por i ka ndjekur me makinë pa mundur ti ndalojë, më pas në vendngjarje mbërritën edhe dy makina të Mossos d’Esquadra. Agjentët e policisë qëndruan deri vonë për të marrë dëshmitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button