Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEKriza në familje/ Rekord divorcesh në Shqipëri, 11 mijë brenda një viti

Kriza në familje/ Rekord divorcesh në Shqipëri, 11 mijë brenda një viti

Rreth 11000 çifte kanë bërë kërkesë ne gjykatat e vendit për t’i dhënë fund martesës gjatë vitit të kaluar. Kjo është edhe shifra më e lartë rekord e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri.

Gjatë vitit 2021 numri i padive për zgjidhje martese shënoi një rritje me 16% në krahasim me 2020, vit i cili pati ulje të numrit të kërkesave për ndarje për shkak të izolimit nga pandemia.

Ndërsa krahasuar me pesë vite më parë rritja e kërkesave për zgjidhje të martesës është rritur më afro 35,6%.

Sipas raportit të Ministrisë së Drejtësisë, numri i padive për zgjidhje të martesës të regjistruara nga gjykatat ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Gjatë vitit të kaluar, numrin me të madh të kërkesave për ndarje e pati Tirana, mbi 2,800 të tilla, më pas renditet Durrësi me mbi 1 mijë, dhe në vendin e tretë renditet Elbasani me 971 çështje për zgjidhje martese. Këto janë bashkitë që njëherësh kanë edhe numrin më të lartë të popullsisë në vend.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME