Të shtunën do të mbahet finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 2”, dhe 99% fitues do të jetë fenomeni Luiz Ejlli. Këngëtari gjatë një bisede me Kristin,i tha se shumë njerëz në jetë i kanë kthyer shpinën, ndaj ai ka zgjedhur ta luajë këtë Big Brother në këtë mënyrë.
Kristi u shpreh se ai ka intimiduar banorët gjatë gjithë kohës dhe për këtë nuk e gënjen dot publikun, pasi ai sheh çdo gjë. E habitshmja për Kristin është fakti sesi Luizi ka arritur deri në finale.
Ky i fundit i kërkoi të durojë deri sa të përfundoj ky Big Brother, atëherë do të marrë përgjigjet për pyetjet që ka.