Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETLushnja kultivon limonin më të shtrenntë në botë, 90 euro kilogrami

Lushnja kultivon limonin më të shtrenntë në botë, 90 euro kilogrami

Varianti më i shtrenjtë i limonit në botë, po kultivohet edhe në Lushnje. Bëhet fjalë për një lloj shumë të veçante, i cili njihet me emrin limoni haviar ose limon gisht. Preardhja e tij është nga Australia e largët.

Fermeri Klodian Hida ka nisur kultivimin 5 vite më parë në tokat e Fiersheganit të këtij varieteti unik në Shqipëri. Aktualisht fidanët që mbolli lëshuan frutat e para të këtij limoni të rrallë dhe për Klodin dhe familjen e tij, kjo ishte diçka e paimagjinueshme.

Ai ka mbjellë 270 rrënjë dhe 3 lloje varietetesh, raporton RTSH.

Tregu i huaj si Italia dhe Franca janë dy shtetet ku ky produkt është shumë i kërkuar. 1 kg të këtyre limonave është shitur për afro 90 euro i porositur në restorantet e njohura.

Limoni haviar gjen përdorim nëpër sallatra të ndryshme, në peshk, por shumë i kërkuar është edhe për ëmbëlsirat.

Ky varietet unik, ka formë të stërgjatur dhe aromë shumë të fortë.

Tuli i këtij limoni përmban kokrriza të vogla, që janë të forta dhe kur konsumohen të japin ndjesinë e freskisë.

Në dallim nga limonat tradicionale ky limon nuk shtrydhet e nuk nxjerr lëng, por kokrra.

Zona e Lushnjës është e vetmja deri më sot në Shqipëri ku varietet e këtij limoni i janë përshtatur klimes dhe tokës.

Nga resorantet tona nuk perdoret akoma per shkak të çmimit të lartë që ka në treg.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME