AKTUALITET
Makina bie nga lartësia, një viktimë.

Tepelenë – Aksident me pasoje vdekje ne fshatin Salari të Tepelenës. Makina del nga rruga dhe bie nga lartesia. Deri tani dyshohet se viktima udhetonte i vetem.
Burime nga vëndi i ngjajes thonë se ai quhet Arjan Çela, rreth 50 vjec dhe banues ne fshatin Dhëmblan.


Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit”, në fshatin Salari, automjeti kamioçinë që drejtohej nga shtetasi A. Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.








