AKTUALITET

Makina copë – Pamjet e para nga aksidenti tragjik në Vlorë,  humbin jetën dy drejtuesit e mjeteve

Sjellim pamjet e para pak minuta pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Dy makina janë përplasur pranë fshatit Vodic të Vlorës.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Vlorë- Kotë. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Mësohet se kanë humbur jetën drejtuesit e dy automjeteve. Ndërsa një pasagjer është plagosur.

Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Policia

Sot, më datë 22.03.2026, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete: një mjet tip “Benz” me targë FR4044C, me drejtues shtetasin ADi Alushaj, rreth 30 vjeç, dhe një mjet tip “Ford” me targë AB309FL, me drejtues shtetasin Esat Brahimaj.

Dyshohet se të dy drejtuesit e mjeteve kanë humbur jetën, ndërsa pasagjeri i njërit prej automjeteve ndodhet me shenja jete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button