Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIMakina fluturuese në treg në vitin 2024

Makina fluturuese në treg në vitin 2024

Është kineze makina e parë fluturuese hibride elektrike. Deri më sot janë prezantuar shumë projekte të cilat janë në fazën e zhvillimit për mjete elektrike me ngritje dhe zbritje vertikale që quhen eVTOL, por janë më shumë të ngjashme me dronët sesa me automjetet. Xpeng X2 është një makinë fluturuese e plotë, me dy vende, dhe lëviz me të njëjtën lehtësi si në tokë ashtu edhe në ajër.

Sipas grupit industrial, mjeti është i pajisur me një sistem kontrolli të fluturimit inteligjent dhe me mundësinë për funksionim autonom.

Është gjenerata e fundit, sipas presidentit të kompanisë Xpeng, ky mjet që mund të udhëtojë në tokë e qiell dhe ndryshimi i modalitetit është mjaft i thjeshtë. Sipas tij, së shpejti do të hyjë në prodhim masiv dhe dorëzimet e para do nisin në vitin 2024.

Grupi i inxhinierëve që po punon për këtë mjet të ri, bëjnë të ditur se sipas projektit, fluturimi mund të ketë një autonomi prej 150-200 km, mund të transportojë dy pasagjerë, ka 2 helika dhe ka një sistem me parashutë në brendësi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME