Lushnje – Një aksident ka dodhur minuta më parë ne kryqëzimin e Savres.
Mjeti tip fuoristradë me targa AA 048 GU perplasi nje person qe po kalonte ne autostradë nga njera ane ne tjetrin. Personi kishte nje tufe dru ne shpine, per dru zjarri rreth 85 vjeç.
Sipas policisë ndodhet nen kujdesin intensiv te mjekeve në spitalin e qytetit
Policia
Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, shtetasi O. F., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin Avdyl Çullhaj 87 vjeç, banues në Savër, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.