SPORT

Manchester City “ngec” sërish, Broja rikthehet në fushë te Evertoni

Manchester City bën një tjetër hap fals, që tani vë në rrezik dhe kualifikimin për në Champions League për sezonin e ardhshëm. Ekipi i drejtuar nga Guardiola barazoi 2-2 ndaj Brighton.

“Qytetarët” gjetën golin që në minutën e 10-të me Haaland, norvegjezi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Estupinan barazon shifrat në minutën e 20-të me një goditje dënimi.

City do të rigjente avantazhin në minutën e 38-të, me Omar Marmoush, i cili shënoi një gol vërtet të bukur me një goditje fantastike nga distanca. Në fillim të pjesës së dytë, erdhi barazimi i miqve falë autogolit të Khusanov.

Evertoni barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Ëest Ham. Lajmi i mirë në këtë sfidë ishte aktivizimi i Amando Brojës në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Për fatin e mirë të tij, vendasit barazuan në shtesë me anë të O’Brien. Sulmuesi shqiptar do të jetë në grumbullim me kombëtaren tonë në dy sfidat e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button