Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTCity dhe Interi sigurojnë gjysmëfinalet e Championsit

City dhe Interi sigurojnë gjysmëfinalet e Championsit

Manchester City dhe Interi janë dy skuadrat që sigurojnë kalimin për në gjysmëfinale të Champions League. Skuadra e Guardiolës barazoi 1-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Bayernit të luajtur në “Allianz Arena”.

Haaland shpërodroi një 11-metërsh në minutën e 37-të duke e dërguar topin jashtë kuadratit, por sulmuesi norvegjez korrigjoi shënjestrën në pjesën e dytë me goditje potente brenda zonës së rreptësisë. Në minutat e fundit, Bayerni fitoi një penallti që do të kthehej në gol nga Kimmich. Me rezultatin e përgjithshëm, 4-1, City shkon në gjysmëfinale, atje ku do të sfidojë Real Madridin.

Interi gjithashtu barazoi 3-3 ndaj Benficës, por me rezultatin e përgjithshëm 5-3, i bashkohet Milanit në Derbin e Madoninës në gjysmëfinale. Barella zhbllokoi duelin që në minutën e 14-t me një super gol, por portugezët ringjallën shpresat me Aursnes në fundin e pjesës së parë.

Gjithsesi pjesa e dytë foli e gjitha për zikaltrit që do të shënonin dy gola të tjerë me Lautaro dhe Correan ndërkohë që Antonio Silva shënoi golin e dytë për Benficën. Në kohën shtesë të ndeshjes, Musa barazoi shifrat, por që ka vlerë sa për statistika.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME